
Gazeta franceze "L’Equipe" rindërton historinë e Jean-François Hernández, babait të Lucas dhe Theo (përkatësisht lojtarë të Bayern Munich dhe Milan), të cilin nuk e kanë parë me sy që nga viti 2004.
Christophe Galtier, Bruno Saliba dhe Lauris Hernandez folën në emër të babait të lojtarëve francezë. Jean-François Hernández rishfaqet pas 18 vitesh. Në një intervistë të vitit 2019, Lucas Hernandez tha: "Nuk e di nëse babai im është gjallë apo jo. Një ditë u largua dhe nuk dëgjuam më kurrë për të".
Pas një investigimi të gjatë dhe përmes dëshmive të ndryshme, gazeta franceze "L’Equipe" ka rindërtuar historinë e 53-vjeçarit, ish-lojtarit profesionist me fanellat e Toulouse, Marseille, Atletico Madrid dhe Rayo Vallecano.
Në vitin 2004, ai thjesht u zhduk pa lënë gjurmë. Iku në Tajlandë, pasi nuk mori dot kujdestarinë e fëmijëve, por tani do të kthehej në Francë dhe do të ishte gati t’i takonte dy djemtë futbollistë. Dhe nuk bëhet fjalë për para.
Ky version konfirmohet edhe nga Lauris Hernández, vajza e tij dhe motra e Lucas dhe Theo: "Ai i shikon gjithmonë vetëm ndeshjet e Theo dhe Lucas, sepse pothuajse gjithmonë qan nga fillimi në fund.

I mungojnë shumë fëmijët e tij. Ai nuk kujdeset për paratë e tyre, gjithçka që dëshiron është t’i shohë përsëri. Unë fshehtas e di se po pret për këtë. Nuk mund ta imagjinoj sa i lumtur do të ishte nëse do të ndodhte kjo".
"L’Equipe" mblodhi dëshmi të tjera për t’u përpjekur të kuptojë se kush është në të vërtetë Jean-François Hernández. Një dëshmi e tillë vjen nga trajneri i PSG-së, Christophe Galtier:
"Ai është një person i mrekullueshëm, e kundërta e asaj që kam lexuar apo dëgjuar vitet e fundit. Mbi të gjitha, ai ishte një person shumë i kujdesshëm për familjen, i cili i ka dashur gjithmonë fëmijët e tij".
Një tjetër dëshmi është ajo e kushëririt, Bruno Saliva: "Emri i tij është baltosur prej vitesh, pa thënë të vërtetën. Ai kurrë nuk i braktisi fëmijët, ishte ish e dashura e tij (Laurence Pi) që ia mori me gjykatë ato".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





