Transmetuar më 13-11-2022, 19:56

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë zonja Adile me djalin e saj Zamirin. Zonja Adile tregoi dhe një histori të dhimbshme në fëmijëri. Nëna e saj i ka dhënë për të ngrënë vëllait 3 vjeç hislla dhe ka vdekur. Edhe ajo kur ushqeheshe me hislla, villte dhe u dobësua tepër. Për këtë arsye gjyshi e mori gjithë familjen e saj në Shijak sepse kishte frikë se dhe Adilja do vdiste njësoi si vëllai.

Eni Çobani: Kush është problemi kaq i madh që të mban në Shqipëri?

Adilja: Problemi që mua më mban në Shqipëri është unë kam lindur në Ndroq më 6 Qershor të ’48-ës. Mirëpo isha fëmija i dytë i nënës dhe i babës. Në atë kohë që kam lindur unë ishte kohë zije, nuk gjeje çapë buke. Këtyre prindërve të mi i kishte vdek një fëmijë 3 vjeç për këtë arsye. I merrte nëna ime hisllat (hithrat), më tregon mama mua, se unë kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me nënë dhe babën tim.

Ardit Gjebrea: Bënte byrek me hislla?

Adilja: Shkonte i mblidhte nëpër bahçe, nëpër kanale, i lante dhe i shtronte në tepsi. I hidhte dy fije miell misri edhe i fuste në saç. Atë i ka dhënë fëmijës së parë, na ka vdekur vëllai i parë, ja kam sjellë dokumentin zonjës Eni.

Kur më jepte mua hislla, unë i villja. Vill, vill, vill dhe u dobësova. Njerëzit e nënë sime nuk kishin gjendje, por punonin, edhe tha gjyshi për nënën time: Asaj goce ka për t’i vdekur dhe fëmija i dytë. Foli me dajën e madh ndjesë pastë dhe i tha shkoj unë e marr, ka ardhur në këmbë se s’ka pasur as makina, as karrocë.

Ka ardhur në Ndroq edhe i ka thënë babës tim që do ju marr të dyve, burrë e grua dhe gocën dhe u transferuam në Shijak tek gjyshi. Ata kishin vetëm një dhomë e kuzhinë të vogël, ishin një tufë. Ngjitur me shtëpinë e gjyshit ishte një dhomë tjetër që një plakë me nja 90 Lekë, kur u bënte ditë pazari mbante gomarë lidhur, me qira.

Shkoi gjyshi me 5 dajat dhe i thanë asaj plakës, a ke mundësi se na ka ardhur goca me fëmijë të vogël dhe po i vdes fëmija, ta lirosh këtë dhe ta paguajmë me qira. Nuk mbajti ajo më as lopë, as gomar me qira, e pastroi nëna, mori bajga lope dhe e shtroi shtëpinë si tapet.

Zamiri: Tek lagjia popullore e Shijakut.

Eni Çobani: Keni patur një shtëpi të vjetër. /tvklan.al