Transmetuar më 13-11-2022, 18:25

TIRANË- Spartak Dyrmishi është shqiptari që u ekstradua nga policia shqiptare te autoritetet greke pasi akuzohet për përdhunim.

Telefonata e tij me gazetarët shqiptarë do të jepet mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Piranjat’.

Dyrmishi do të thotë të vërtetën e tij për arrestimin dhe ekstradimin drejt Greqisë.

Gazetari Artan Hoxha zbuloi ditën më parë se Dyrmishi u ekstradua drejt Greqisë pa dëshirë, jo ashtu siç Policia e shtetit bëri të ditur për median. Po ashtu, gazetari ka treguar se në burg, shqiptari është dhunuar për 3 ditë me radhë.

Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve në Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Ai u arratis nga Greqia e u fsheh për pak kohë në Greqi. Dyrmishi u arrestua pak ditë më parë nga policia e Vlorës e më pas u bë ekstradimi i tij në Greqi, aty ku u dënua me burg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd