Transmetuar më 13-11-2022, 13:02

Ditën e djeshme u mbajt ceremonia e dasmës së vajzës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany Trump, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E veshur me një fustan të bardhë me xhevahirë dhe me mëngë të gjata, Tiffany ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë si nuse.

Tiffany, 29 vjeçe, po kurorëzon dashurinë e saj me martesë me të fejuarin Michael Boulos, 25 vjeç, të cilët u njohën gjatë pushimeve në Greqi në vitin 2018.

Tiffany Trump është vajza e ish-presidentit amerikan nga martesa e tij e dytë me Marla Maples.

Në dasmën përrallore, mes të ftuarve ishte edhe Politikani i njohur, njëherësh ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli

Pacolli në rrjetet e tij sociale ka postuar një video ku shihet duke biseduar me Donald Trump gjatë hyrjes në ceremoninë martesore.

Në Facebook ai ka shkruar: “I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në dasmën e madhe të Tiffany dhe Michael”.