Transmetuar më 12-11-2022, 18:07

Bordi i Transparencës uli sot çmimin e naftës me 4 lekë, nga 227 lekë që shitej, nga sot nafta do të shitet me 223 lekë për litër, ndërsa benzina do të shitet me 209 lekë nga 210 që ishte.
Ndërkohë çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 74 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 13 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





