Transmetuar më 12-11-2022, 13:20

Një burrë 70-vjeçar ka vendosur që të flasë për jetën e tij seksuale si dhe ka kërkuar një këshillë se çfarë të bëjë.

Ai ka rrëfyer se “vetmia e ka shtyrë që të paguajë që takohet me një eskortë, por tani i vjen shumë turp”.

“Që kur gruaja ime u vendos në një qendër kujdesi pasi u diagnostikua me Alzheimer, unë ndihem i humbur.

S’kemi kaluar asnjë ditë të ndarë që kur ishim adoleshentë, sot unë jam 70 dhe ajo 68 vjeçe.

I premtova vetes se nuk do e dërgoja asnjëherë në një qendër kujdesi, por s’mund të kujdesesha mjaftueshëm vetë. Tani ndihem sikur e kam zhgënjyer.

Ajo mezi më shikon kur shkoj ta takoj, nuk kam miq, ndërsa djali ynë i vetëm udhëton në gjithë vendin.

Në një moment dëshpërimi, gjeta numrin e një eskorte në internet. E takova këtë grua dhe pimë çaj e biseduam. Ajo më përqafoi në fund.

Fillimisht isha nervoz, por nuk u ndjeva vetëm. Nuk bëmë seks, por jam i neveritur me veten. Vë bast që gruaja ime do të turpërohej”, ka rrëfyer 70-vjeçari.

Ndërkohë Deidre i “The Sun” i ka kthyer këtë përgjigje:

“Nuk ke për çfarë të ndihesh fajtor, nuk kishe zgjidhje tjetër.

Gjithashtu s’keni pse të ndiheni keq që kërkuar shoqërinë e një femre. Vetmia mund të jetë një ndjenjë shumë izoluese.

Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera se si mund të takoni njerëz”.