
Shumë pak ditë mungojnë deri në startin e Botërorit "Katar 2022". Ditë pas dite po publikohen listat e ndryshme të trajnerëve të kombëtareve me lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.
Dridhet nga emocionet edhe një yll i vjetër, Pele, që mezi pret ta shohë Brazilin e tij të dalë në fushë. Në rrjetet sociale këto ditë janë të shumta mesazhet e dërguara nga "O’Rey".
Mesazhi i fundit përshkruhet vërtet nga bindja, nuk është aspak supersticioz: “Kanë mbetur vetëm disa ditë deri në fillimin e Botërorit, mezi po pres ta shoh kombëtaren tonë të dalë në fushë.
Ndoshta disa mund të mendojnë se jam shumë i sigurt, por mendoj se do ta shohim Brazilin ta fitojë edhe një herë Kupën e Botës".
Këto janë fjalët e legjendës së verdhëjeshilëve, i cili i ka postuar mendimet e tij në Instagram së bashku me një foto që e portretizon në vetën e parë, me Kupën e Botës në dorë.
Me pak fjalë, besim i madh, por në të njëjtën kohë, sigurisht, për lojtarët brazilianë konsiderohet presion i madh…