Transmetuar më 12-11-2022, 10:12

Në një intervistë ekskluzive me GOAL, në emisionin "Box to Box", Erling Haaland, ylli norvegjez i Manchester City bëri deklarata interesante. Po ju njohim me disa pasazhe të veçanta për forcën dhe etjen e tij për gola, por edhe zgjedhjen e kombëtares, duke qenë se qendërsulmuesi ka lindur në Leeds.

Sa i përket aspektit sportiv dhe fushës, Haaland tha: "Po sikur mbrojtësit të më kenë frikë? Nuk e di. Duhet t’i pyesni ata. Ata ndoshta do të thonë jo, por ndoshta kështu është".

Përsa i përket të qenit norvegjez dhe që ka zgjedhur kombëtaren e Norvegjisë, pasi ka lindur në Leeds dhe ka jetuar atje për disa kohë, sulmuesi shpjegoi:

"Kam jetuar këtu për tri vite e gjysmë, ndoshta katër vite. Sidoqoftë, kam qenë në Norvegji për aq kohë sa ishte e natyrshme që unë të zgjidhja kombëtaren norvegjeze.

Nëse babai im do të kishte luajtur më gjatë në Angli, nuk e di se si do të kishte shkuar, ndoshta do të isha anglez. Gjithsesi, unë jam norvegjez dhe ndihem krenar për këtë".