
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka publikuar listën e ekipit kombëtar italian për miqësoret kundër Shqipërisë dhe Austrisë, të planifikuara përkatësisht në datat 16 dhe 20 nëntor.
Bien në sy emrat e Nicolò Fagiolit dhe Fabio Miretti të Juventusit, por mbi të gjitha ai i Simone Pafundi, i lindur në vitin 2006, nga Udinese. Të tre kanë marrë ftesën e parë axurre.
Prania e Wilfried Gnonto është konfirmuar pas thirrjeve të marra në angazhimet e Ligës së Kombeve. Është rikthyer edhe Nicolò Zaniolo, i mbetur jashtë ndeshjeve të fundit të luajtura dhe të fituara nga Italia.
I pranishëm është edhe Federico Chiesa, i cili rikthehet pas një ndalese të gjatë për shkak të një dëmtimi në gju.
Ja lista e plotë e Italisë:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Empoli);
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri (West Ham), Federico Gatti (Juventus), Pasquale Mazzocchi (Salernitana), Giorgio Scalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Sassuolo), Fabio Miretti (Juventus), Matteo Pessina (Monza), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Vincenzo Grifo (Friburgo), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamacca (West Ham), Nicolò Zaniolo (Roma).
#Nazionale 🇮🇹I 31 #Azzurri convocati dal Ct Roberto #Mancini per le gare amichevoli contro #Albania 🇦🇱 e #Austria 🇦🇹
Il programma 👉🏻 https://t.co/OHSHdKhuLh#VivoAzzurro pic.twitter.com/I8GOwDTWnG
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) November 11, 2022