Transmetuar më 11-11-2022, 23:45

Flavio Qarri është përballur sot me Ermal Mamaqin pas komenteve që bëri pas publikimit të librit “Në garë me veten”. I ftuar në “Natën me Aulonën”, Flavio shprehej se Ermali nuk ka prodhuar asgjë dhe sipas tij nuk i takon të flasë për suksesin.

“Këta janë mashtrusa. Këta shqiptarët janë ca mashtrusa të jashtëzakonshëm nuk kanë asgjë lidhje me suksesin e suksesshëm. Edhe kush zgjohet në 4 e gjysëm o ka problem me prostatën o me trutë. Jo po dyshi i ftohtë, ik me këto mashtrusa. Sidomos profetët e njohur që shesin sukses pa bërë asgjë ata të suksseshme në jetë, tregojnë si të prodhosh dhe nuk kanë prodhuar asgjë. Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe çfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera.

Përgjigjen Flavio e mori sot në “Shqipëria live”, ku ishte i ftuar në studio dhe Ermali nga ana tjetër në Skype.

“Unë dhe Vasil Naçi për çfarë të kemi mashtruar ndonjëherë në jetë?”, e pyeti Ermali Flavion.

Ky i fundit u përgjigj me shaka se nuk i ka pëlqyer një trajnim prej tyre. Ermali e sfidoi Flavion duke e ftuar në trajnimin që do mbahet në Kosovë më 10 dhe 11 dhjetor.

“Trajnimin “Mendo, ndrysho, fito” e kemi në Kosovë më datë 10-11 dhjetor dhe nëse ty trajnimi nuk të pëlqen, do ma thuash dhe unë do dal pa mbathje në bulevard dhe do eci nga Skënderbeu tek Universiteti”, i tha Ermali.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd