Transmetuar më 11-11-2022, 17:21

TIRANË- Gjykata e Lartë në Tiranë ka rrëzuar ditën e sotme rekursin e Fatih Ozer. Vendimi për rrëzimin e rekursit është marrë nga anëtari i Gjykates së Lartë Mehdi Bici.

Ish “bossi” i kriptmonedhave Faruk Ozer i ka bërë rekurs të vendimit për ekstradimin e tij në Turqi më 27 tetor. Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk. Faruk Fatih Ozer u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, ‘Thodex’. Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd