Transmetuar më 11-11-2022, 14:31

Një ish modele e Playboy është akuzuar për vrasjen e partnerit të saj 71 vjeçar pasi ai nuk i paguante më qiranë e apartamentit. Kelsey Turner ka pranuar se ka vrarë 71 vjeçarin Thomas Burchard dhe më pas trupin e tij e ka futur në bagazhin e një makine pasi ai ndaloi së paguari qiranë prej 3200 dollarësh në muaj.

Nuk i pagoi më qiranë, modelja vret ish të dashurin

Hetuesit thanë se Turner dhe 71 vjeçari ishin në një lidhje para se ai t’i thoshte se nuk do të paguante më qiranë.

Nuk i pagoi më qiranë, modelja vret ish të dashurin

Turner dhe i dashuri i saj dyshohet se e goditën për vdekje Burchard me një shkop bejsbolli dhe e futën trupin e tij në bagazhin e makinës së saj në një vend të shkretë.