Transmetuar më 11-11-2022, 13:58

Tiranë- Pas promovimit të librit të tij të parë, nuk kanë munguar edhe vlerësimet për Ermal Mamaqin.

Së fundmi ai ka qenë në shënjestër të komenteve negative dhe sulmeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, Mamaqi është “kritikuar” edhe për profesionin e tij si regjisor. I ftuar në një emision televiziv, aktori Ardian Cerga nuk e kurseu rezervat e tij për Ermal Mamaqin si artist.

Teksa po fliste për kinemanë shqiptare dhe prodhimet e fundit të saj, aktori u shpreh se kohëve të fundit ka vënë re se tek ne regjisori bën edhe skenaristin edhe aktorin kryesor.

“Ajo që vihet re sot në kinemanë shqiptare që regjisori është vetë skenarist, shtëpi prodhuese dhe aktori kryesor. Ka një shpjegim sepse që të bësh një film nuk është thjesht aspekti artistik profesional, por dhe komik dhe financiar”, tregoi Cerga ku sqaroi se këtë koment s’e kishte në veçanti për Ermalin.

Ndoshta këtë koment nuk e kishte në veçanti për Ermalin, por nuk u kursye teksa u shpreh se moderatorin nuk e llogariste fare.

“Unë s’e llogaris Ermalin sepse e kam parë dhe s’më ka pëlqyer. Nuk e kam me Ermalin si njeri por si artist. Nuk është artist”, shtoi ai.