Transmetuar më 11-11-2022, 12:13

Dedektivja e njohur shqiptare Shkënda Lili ka dhënë ditën e sotme një këshillë me vlerë për të gjitha femrat.

Sipas saj raportet mes çiftit janë shumë personale por edhe shumë të vështira e delikate, teksa femrat nuk duhet të shkojnë deri në divorc për një frekuentim të partnerit të tyre me një tjetër femër.

Nga ana tjetër, sipas saj familja prishet nëse ky frekuentim është disa vjeçar, dhe pikërisht kjo gjë quhet tradhti.

“Nëse bashkëshorti ka një frekuentim nuk duhet të shkoj në divorc për këtë gjë. Familja prishet në mometin kur burri ka shumë vite dhe kjo quhet tradhti. Familja është mbi gjithçka.”- tha Lili.