
Divjakë- Del foto e autorit që plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi kokoneshi dhe plagosi rëndë edhe shoferin e tij.
Ai është ish-punonjësi i bashkisë Ergest Xhelili.
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes. Xhelili është ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Tekonologjisë dhe Informacionit (IT).
Bashkëshortja e tij është me profesion infermiere dhe lëvizja nga spitali i Divjakës është bërë shkak për sherrin.
Kjo gjë ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.
Sherri ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me thikë kryebashkiakun. Ai ka plagosur edhe shoferin e Kokoneshit, Gazmend Bullari që ka ndërhgyrë për t’i ndarë. Të plagosurit ndodhen në spital ndërsa Xhelili është vënë në pranga.
Për ngjarjen kanë reaguar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe drejtori i Policisë Alfred Çepe. Ergest Xhelili është arrestuar dhe pritet të përballet em drejtësinë.