Transmetuar më 11-11-2022, 10:25

Një foto që tashmë është bërë "virale" në rrjetet sociale, një gafë qesharake që përfshiu në mënyrë të pavullnetshme portierin e Juventusit, Szczesny.

"Gardiani" polak është kapur nga kamerat e "Sky Sport" me shpinë, në pamje të qartë në dhomat e zhveshjes së Juventusit, pak minuta para ndeshjes kundër Veronës.

Pra, prag-ndeshja e "Bentegodi" u gjallërua nga ky sfond i nxehtë, i lindur nga një gafë e pavullnetshme e portierit polak, mbrëmë në stol.

Szczesny kishte hedhur vetëm një peshqir për të mbuluar shpatullat e tij, duke lënë pjesën e poshtme të trupit të zbuluar. Pamja u bë publike dhe menjëherë "virale" në rrjetet sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd