Transmetuar më 11-11-2022, 09:54

Ëanda Nara dhe Mauro Icardi drejt pajtimit. Pavarësisht se e konfirmoi ndarjen në një intervistë për “Verissimo”, sipërmarrësja është më afër se kurrë me bashkëshortin e saj, që kur u kthye për të jetuar në Stamboll.

Një pikë kthese që ka lënduar shumë L-Gante, reperin 22-vjeçar, i cili u afrua shumë me Wandën në muajt kur 36-vjeçarja ishte e angazhuar në TV argjentinas. Këngëtari ka ndarë një koment provokues dhe njëkohësisht enigmatik në Instagram…

“Unë nuk bëj pazar me fantazmën, sepse respekti im nuk vlen kurrë”, – ka shkruar L-Gante në Instagram. “Fjali e bukur, edhe sikur të mos e kuptoja”, – u përgjigj Wanda Nara, e cila siguroi se me të riun kishte vetëm miqësi dhe asgjë më shumë.

“Do ta kuptosh”, – u përgjigj artisti. Sipas mediave argjentinase, L-Gante ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga e gjithë kjo çështje, aq sa i pyetur nga mikrofonat e programit “El Socios de Espectaculos”, ai pranoi një ribashkim të mundshëm mes Wandës dhe Icardit: "Nuk më shqetëson asgjë mua, gjithçka kuptohet”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd