
ELBASAN- Një 30-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se i riu me emrin Emiljan Hysa qarkullonte me armë zjarri me vete. Gjatë kontrollit të policisë, u bë e mundur kapja e Hysës në fshatin Muriqan. Atij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.
Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan. Falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. H., i cili po lëvizte me armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





