Transmetuar më 10-11-2022, 23:37

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me zbulimin e fermës së kanabisit në zonën e njohur për kultivimin e perimeve të Dronovicës, Kutalli, Berat.

Mësohet se deri më tani policia ka peshuar vetëm 700 kilogramë lëndë naroktike ndërsa thuhet se totali mund të jetë 1 ton. Numri i të shoqëruarve deri më tani është 105, 95 gra dhe 10 burra.

Të shoqëruarit janë me origjinë nga Lezha, Shkodra, Burreli dhe Mati, ata silleshin me furgona në fshatin ku ishte serat e kanabisit dhe largoheshin sërish me furgona. Aktiviteti kriminal dyshohet se kryhej prej 3 javësh brenda disa serave të mbuluara me plastmas.

Serat ishin në pronësi të shtetasit Hamit Dyli, i cili është arrestuar nga policia ndërsa hetimet paraprake kanë dëshmuar se ai i kishte lëshuar serat me qera tek persona të tjerë që janë shpallur në kërkim policor. Në sera janë gjetur rroba dhe sende jetike të punëtorëve që mund të jenë strehuar me ditë të tëra në kushtet tejet të vështira në serat e plasmasit. Gratë flinin brenda serave ku kishin vendosur dyshekë me ajër dhe dushe për t’u larë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd