Transmetuar më 10-11-2022, 14:39

Itali- Kanë dalë pamjet e vrasjes së kryetarit të ultrasve të Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diaboliku”. Pamjet i kanë nxjerrë mediat italiane të cilat bëjnë me dije se vrasësi shpejton hapin kur afrohet me 53-vjeçarin Piscitelli.

Diabolik është ulur në një stol në parkun e Ujësjellësve. Pranë tij është truproja dhe shoferi kubanez. Gjithçka përmbyllet në 20 sekonda. Personi i përfshirë në vrasjene tij dhe i kapur nga kamerat, për prokurorët është Raul Esteban Calderon.

Kujtijmë se Diabolik është ekzekutuar më 7 gusht 2019. Ai ka qenë shefi ultras i Irriducibili, një trafikant droge në rritje në sheshin e pasur romak.

SHIKONI VIDEON KËTU

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd