Transmetuar më 10-11-2022, 13:38

BERAT- Arrestohet Hamit Dyli 40 vjeç pronari i serës me kanabis në Berat. 100 persona të tjerë kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra si rezultat i një operacioni anti-drogë të zhvilluar sot në Kutalli. Mësohet se personat dhr gratë e ndaluara u kapën në një serë 2 ha ku përpunonin boçet.

Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.

Të ndaluarit janë dërguar me autobus në komisariat për shkak të numrit të madh. Pritet që ata të merren në pyetje në lidhje me fermën ku ishin punësuar dhe të zbardhen më tepër detaje në lidhje me këtë aksion anti-drogë. Nuk dihet ende se sa lëndë narkotike është sekuestruar.

I pabesueshëm duket fakti se si në mes të Shqipërisë të punësohen 80 gra në një fermë me kanabis.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd