Transmetuar më 10-11-2022, 11:02

Greqi- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Media greke Protothema.gr konfirmon se bashkë me 22-vjeçarin janë arrestuar edhe 2 shtetas grekë si pjesë e grupit kriminal.

Bëhet me dije nga detaje të policisë se të tre të arrestuarit posedonin 128 gram kokainë dhe 7.1 kilogramë hashash, sasi të cilat iu gjetën nga kontrollet e policisë në banesat e tyre dhe në një apartament-magazinë në Patra.

Sakaq mësohet se 22-vjeçari është koka e bandës, e specializuar për shitje droge në qytetin e Patrës. Koka e bandës duket se ka qenë i riu shqiptar, pasi grupi paketonte lëndën narkotike në ambientet e zgarës që 22-vjeçari posedonte.

Mësohet se dy shtetasit grekë janë emra të njohur për policinë helene, pasi në të kaluarën kanë dhunuar një kasap për çështje borxhi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd