
Tiranë- A do shkojë apo jo në Parlament?
Moderatorja Ori Nebijaj ka reaguar për herë të parë, në lidhje me lajmet që qarkullojnë se ajo do të jetë zëvendësuesja e Grida Dumës si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, pas dorëheqjes së kësaj të fundit.
Nëpërmjet një postimin në Intagram, ajo shprehet se çështja e mandatit të deputetes është rikthyer në vëmendje, por asaj i duhet kohë për të peshuar zgjedhjet. Ajo shprehet se në momentin e parë që u përfshi në politikë, pati kohën e duhur për t’u angazhuar në fushatë me gjithë zemër, e jo vetëm për t ë mbështetur forcën e saj politike. Ajo shton se do duhet të marrë parasysh besimin që i kanë dhënë njerëzit që e besuan, por dhe kontratën e lidhur me punën e saj.
“Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër, jo vetëm për të mbështetur forcën time politike, por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik.
Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit, çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendim që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje, por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë do kohën e saj…”- shprehet Nebijaj.
Kujtojmë se Ori Nebijaj garoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 me Partinë Demokratike, megjithatë ajo nuk arriti të fitonte një vend në Parlament. Me dorëheqjen e Grida Dumës, vendi i takon asaj, sipas listës përfundimtare nga zgjedhjet.
Aktualisht, Nebijaj është e nagzhuar si moderatore në emisionin "Për’Puthen" në ekranin e Top Channel, teksa më herët ka drejtuar emisionet "Wake Up" dhe "Pushime on TOP".