Transmetuar më 09-11-2022, 13:24

Durrës- E rëndë në Durrës. Një 16-vjeçar dhe një 23-vjeçar janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohen se kanë tentuar të përdhunojnë një 23-vjeçare në zonën e Plazhit në Durrës.

Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan A. Sh., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me S. C., 23 vjeç, të arrestuar më parë, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd