Transmetuar më 09-11-2022, 12:18

Korçë- Aksident në Korçë. Motori përplaset me një furgon transporti, drejtuesi përfundon rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë.

Mjeti tip "Ford", me drejtues M. Q., është përplasur me një motomjet me drejtues P. S., rreth 58 vjeç, nga fshati Dvoran, Korçë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit M. Q., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd