Transmetuar më 09-11-2022, 09:13

Sipas një njeriu që e njeh mirë Interin, ka diçka që nuk shkon me skuadrën aktuale të zikaltërve. Fjalët janë ato të ish-presidentit Massimo Moratti, i cili nënvizoi për "Sky Sport":

"Lojtarët janë aty, por mungon pak imagjinata, lojtari befasues që ndryshon lojën. Shpresoj shumë te Lautaro, i cili ka shumë klas. Përveç kësaj, po bën shumë mirë Barella, por të jesh i befasuar është tjetër gjë, ndoshta duhet bërë diçka në mesfushë”.

Me pak fjalë, cilësia e përgjithshme e skuadrës së Simone Inzaghit është e kënaqshme, por puna është e papërfunduar: “Interi është në nivelin e pretendentëve të tjerë, por kur luan ndeshje vendimtare humbet diçka”.

Sidomos gjatë pjesës së parë kundër Juventusit, u vu re se sa pjesë e prodhimit sulmues të Interit nuk është materializuar në gola. Përkundrazi, mbrojtja zikaltër pëson shumë gola: “Duhen ndërhyrje për t’i shmangur këto gjëra dhe duke qenë se ka pak kohë, ndërhyrja mund të ishte edhe më herët”.

Megjithatë, edhe në këtë rast, ndjesia është e hidhur: “Nuk më shqetëson loja, sepse Interi luan ndeshje të bukura me skuadra të mira, por më pas kur arrin nivelin e lartë, me përjashtim të ndeshjeve kundër Barcelonës, çedon disi. Duhet kuptuar nëse një grup lojtarësh ndoshta nuk ndihen në nivelin e të tjerëve”.