Transmetuar më 08-11-2022, 19:52

Dy vite më parë artisti i mirënjohur, Koço Devole ndërroi jetë pasi ishte infektuar me Covid-19.

Sot, ashtu sikurse vitin e shkuar, nuk ka munguar një dedikim nga Agron Llakaj për artistin e ndjerë.

Krahas një fotografie që ka publikuar në Instagram, ai shkruan fjalët më të ndjera për të.

Postimi i plotë:

I Madhi dhe i paharruari Koco Devole. Aristokrati i humorit shqiptar. Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj, punen, shendetin, sfiden, kenaqesi e pakenaqesi, trishtim dhe zhgenjim…

Por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,

ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je ti.

Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.

I paharruar i shtrenjti Koco!