
Foggia, Itali- Gjithçka po funksiononte goxha mirë, deri sa qeni antidrogë ndali dhe nuk po shkulej nga vendi.
Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas kapjes së 8 kilogramëve kokainë që në tregun e zi ndarë në 44 mijë doza, kap vlerën 3.5 milionë euro.
Mësohet se shqiptari u ndalua nga karabinierët e Foggia për një kontroll, dhe ishte qeni i policisë ai që kishte zbuluar drogën në makinën e tij.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 8 pako dhe, nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 3.5 milionë eurove.

I riu shqiptar kishte krijuar një mekanizëm të veçantë poshtë kutisë së marsheve të makinës, ku kishte fshehur drogën, në mënyrë që të mos gjendej.
Pasi qeni nuhati lëndën narkotike, policët vunë re pjesa e poshtme e dyfishtë e makinës hapej me një sistem mekanik me leva, duke futur një hekur në një vrimë.
Shqiptari tashmë ndodhet në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës. Policia tha se ai ishte korrier droge.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





