Transmetuar më 08-11-2022, 12:39

Ivan Balliu, lojtari katalanas që luan me kombëtaren shqiptare, ishte një nga protagonistët e ndeshjes Rayo Vallecano-Real Madridi 3-2, duke qenë se ishte ai që duhej të kujdesej për markimin e Vinicius. Një duel ku nuk munguan edhe shkëndijat.

Balliu pranon në një prononcim për “A Diario” se braziliani ka ekzagjeruar në shfaqjen ku kërkoi përjashtimin e tij me karton të kuq për një goditje në kokë: "Po, është e vërtetë që e godita, i shkula pak veshin, por edhe ai gjithashtu e tepron.

Unë mundohem ta frenoj veten, por në dyluftime ia preka pak edhe veshin, edhe kokën. Ju siguroj se e bëra pa qëllim që ta godas apo ushtroj dhunën. Mora mesazhe që më tregonin gjithçka, por nuk bëra asgjë që të meritoja një karton të kuq apo diçka të tillë”.

Mbrojtësi i Rayo siguroi se ishte përgatitur se si të neutralizonte sulmuesin e Real Madridit: "Është e vështirë të ndalosh lojtarë të tillë, duhet të kërkosh ndihmë edhe tek ato truket e vogla ose një futboll tjetër. Ai u përpoq të ndërhynte fuqishëm, të dominonte territorin. Gjithashtu kishte në kokë atë që kishte dalë disa orë më parë lista e Brazilit… Në fund të fundit, gjithçka shkoi mirë”.

Ai e pranoi se nuk është e lehtë të luash në Vallecas: "Nuk e di nëse ishte problem të luajturit të hënën, por sigurisht që ndikon. Ju luani një të hënë në mbrëmje, në një stadium të vogël, me tifozët që presin shumë. Nuk e di në kokën e tyre se sa përqind ishin në Botërorin e Katarit lojtarët e Real Madridit”.

Balliu është stërvitur në kategoritë e ulëta të Barcelonës: "Kam qenë atje për shumë vite dhe jam shumë mirënjohës, por nuk jam nga Barcelona. Më pëlqen të shikoj futboll, të shijoj sa më shumë gola".