
Së pari një gjest i keq kundër tifozëve të FC Basel (gishti i mesit, i pa sanksionuar në fushë, por mund t’i kushtojë atij skualifikimin e gjatë me provat televizive), më pas një shpërthim i gjatë dhe shumë i fortë në Instagram.
Mario Balotelli hidhet në sulm ndaj Federatës Zvicerane të Futbollit dhe Superligës së këtij vendi. “Federata Zvicerane, – shkroi Balotelli, lojtar i Sion që nga fundi i gushtit, – nuk e di se në çfarë lloj mafie është përfshirë.
Lojtarët si unë nuk janë krenarë që luajnë në një ligë ku mbretëron padrejtësia, korrupsioni dhe paaftësia. Futbolli është një punë dhe të gjithë duhet ta marrim seriozisht, përfshirë edhe gjyqtarët".
Ndërkohë ka ardhur goli i tretë radhazi për Mario Balotellin në kampionatin zviceran, me Sionin. Sulmuesi italian hapi ndeshjen ndaj Lucernit, e cila përfundoi 2-0, me një "predhë" të shkëlqyer 102 km/orë.
Në tekstin e shkruar në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht, Balotelli vazhdon si më poshtë: “Nuk do të vazhdoj të rrezikoj shëndetin në fushë pa u mbrojtur nga faullet e kundërshtarëve dhe nga agresioni i tifozëve.
Nuk më intereson absolutisht se çfarë jeni mësuar të bëni, duhet të ndryshoni urgjentisht. E gjithë bota duhet të shohë mënyrën e turpshme me të cilën sillet kjo Ligë. Kam bërë një gabim dhe do ta paguaj (gishti i mesit). A ka gabuar Federata? Ai do të paguajë ajo…? A gaboi gjyqtari? Edhe ai duhet të paguajë”.