Transmetuar më 07-11-2022, 16:31

Durrës- Në Portin e Durrësit policia po vijon kontrollet e kontejnerëve me banane të ardhura nga zonat e rrezikut pasi dyshohet se nuk është kapur e gjithë sasia e kokainës.
Burime bëjnë me dije se partnerët kanë dhënë informacion se në kontejnerë ka qenë një sasi me e madhe lënde narkotike.
Gjatë ditës së sotme janë zbrazur nga kontejnerët të gjithë arkat me banane dhe po i nënshtrohen kontrollit fizik të imtësishëm. Kontrollet kanë filluar që mbrëmjen e të dielës nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





