Transmetuar më 06-11-2022, 23:26

ITALI- Juventus mund Interin 2-0 dhe fiton derbin e Italisë. Me këtë sukses, ekipi bardhezi kalon në renditje Interin (25 pikë kundrejt 24). Pas një pjese të parë të ekuilibruar me pak emocione, në të cilën Inter kishte shanset më të mira me Dzeko dhe Dumfries, ndeshja ndizet në pjesën e dytë.
Në të 47′, Calhanoglu nga distanca godet, por Szczesny shpëton bardhezinjtë. Në minutën e 52′ në kundërsulm Kostic shërben për Rabiot që mposht Onanën. VAR anuloi golin e dytë të Danilos në të 63-tën. Megjithatë bardhezinjtë do të dyfishonin shifrat me Fagiolin në minutën e 74′.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





