Transmetuar më 06-11-2022, 22:02

Kamëz- Të shtëna me armë në Kamëz! Një person me një motor të pajisur me një kuti, që ngjason me atë që shpërndan porosi, ka qëlluar me armë. Personi në fjalë ka pasur të vendosur kaskë mbrojtëse dhe ka qenë i veshur me të zeza.

Sipas njoftimit paraprak nga Policia e Shtetit, personi duke qarkulluar në rrugën ‘Donald Trump" në momentin që ka qëlluar me armë. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të plagosur dhe as dëme materiale. Policia është vënë në ndjekje të personit të fjalë, i cili ende nuk është identifikuar. i.