Transmetuar më 05-11-2022, 12:22

SHKODËR- Nuk ndalen aksidentet. Me prishjen e motit sot janë regjistruar mbi 10 aksidente vetëm në orët e para të mëngjesit.

Një aksident i trefishtë është është regjistruar pak minuta më parë edhe në aksin rrugor Vau i Dejës-Bushat.

Si pasojë e aksidentit raportohet për tre të lënduar një prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Sipas informacioneve paraprake shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd