Transmetuar më 05-11-2022, 09:08

TIRANË- Aktori Albano Bogdo i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit ku tha se i përlqen të flejë me shoqet e të dashurës.

Bogdo tha se ka qenë një mrekulli dhe nuk e quan gabim. I ftuar në ‘Glamour Zone’ ai tha me të qeshur se vdes ta bëjë këtë. Pyetjes së noderatores se a e ka marrë vesh këtë ndodhi vajza me të cilën dilte ai tha se ajo nuk kishte nga ta dinte por edhe nëse do ta zbulonte nuk do të ishte problem për të.

Albano Bogdo: Vdes për shoqet e të dashurës, mbaroj (qesh).

Ester Bylyku: Mos më thuaj që e ke bërë këtë gabim?

Albano Bogdo: Gabim mund të të duket ty, por për mua ka qene një mrekulli (qesh).

Ester Bylyku: A e zbuloi vajza? Se femrat flasin me njëra-tjetrën

Albano Bogdo: Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Pastaj edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*api mua, nuk do vrasim veten (qesh).

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd