Burrat shqiptarë nuk bëjnë punë shtëpie dhe këtë e tregojnë anketat dhe pyetësorët e bërë së fundmi.
72.8% e të anketuarve shprehen se baballarët gatuajnë rrallë ushqim. Ndërkohë që vetëm 20.8% e tyre thonë se burrat gatuajnë shpesh.
Të pyetur për pastrimin e shtëpisë, 80.5% e të pyeturve kanë treguar se burrat pastrojnë shumë rrallë. Ndërsa, vetëm 13.7% janë shprehur se burrat në shtëpinë e tyre bëjnë shpesh punë shtëpie.
Te larja e rrobave rezultatet janë më thella pasi 85.3% e të pyeturve thonë që ndodh shumë rrallë që burrat të lajnë rroba. Ndërsa, vetëm 9.5% e tyre janë shprehur që ndodh shpesh që burri të lajë rrobat.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd