Turqi- Një tërmet i fuqishëm, me magnitude 4.9 ballë ka tronditur Turqinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Raportohet për disa të plagosur.
Lëkundjet goditën provincën perëndimore turke të Izmirit dhe shkaktuan panik në mesin e popullatës, ndërsa të paktën dy persona u plagosën pasi u hodhën nga një lartësi teksa po përpiqeshin që të largoheshin nga shtëpia e tyre.
Kryetari i komunës së Izmirit ka bërë të ditur se nuk raportohet për dëme të mëdha materiale përveç minares së shembur të një xhamie, raporton AP.
Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti me magnitudë 4.9, me epiqendër në rrethin Buca të Izmirit, ndodhi në orën 03:29 me orën lokale të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga disa pasgoditje më të vogla, si dhe u ndje në zonat përreth.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd