
Tropojë- Kryeministri Edi Rama po zhvillon takime në Tropojë. mes tyre ai është takuar edhe me Sahit Mujën, administrator i minierave të kromit dhe magnezit në këtë zonë.
Biznesmeni: Jam Sahit Muja, biznesmen shqiptar, investitor në Tropojë, jam punëdhënësi më i madh në Tropojë. Do të prezantoj kromin më cilësor në botë dhe magnezin më cilësor që ka njohur bota. Kam këtu kolegun tim partner, kemi 2 ferma në Tropojë. Kemi krijuar vende pune në këtë lulen që po mbillet, është një lule magjike, agronomët po marrin mbi 3 mijë euro rrogë.
Biznesmeni: Sa ka vlerë vaji i arabisë saudite ky ka vlerë për të pastruar komplet CO2 e botës. Nëse hekurudha e trenit kalon në Tropojë, këto kodra i ka bërë zoti për një arsye, ne kemi zbuluar 40 miliard ton magnez. Problemi që kam pasur unë është se kam 10 vite që vij në zyra.
Letrat ngelën te ti nuk erdhëm dot, e kemi çuar në New York. Është vendimi i Këshillit të Ministrave, po nuk zbatohet vendimi, janë të shpallur zonat 3 vjeçare, takova kryeministrin e Belgjikës, të bëri të fala, ai kishte kompaninë që unë bashkëpunoj me të, erdhëm takuam dhe zëvendës kryeministrin. Ne kërkojmë që të na jepet mundësia që të zbatohet ligji që e ke firmosur. Këto 2 gjëra unë i kërkoj se s’bën. Unë jam demokrat, respektoj atë që ke bërë për Shqipërinë. Unë kam sjellë miliarderë, ndihmoj jetimë, në derën time i kam dhënë mundësinë kujtdo. Këto janë dy mineralet më të mira që ka bota.
Rama: Unë do merrem seriozisht me këtë që thatë ju po do i keni tremb ata të ministrisë, duke i thënë se do shpëtoni botën. Unë do merrem seriozisht po do e shohim se si do shpëtojmë Tropojën e më pas për botën flasim prapë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





