Transmetuar më 04-11-2022, 06:54

Në shkurt 2022, një litër naftë në Shqipëri kushtonte midis 155 deri 170 lekë. Atëherë një fuçi nafte në tregun botëror kushtonte deri 94 dollarë.

Sot, sërish nafta ka të njëjtin çmim të para nisjes së luftës në Ukrainë, por në Shqipëri, ajo vazhdon të jetë e shtrenjtë, duke shënuar një paradoks tregtar.

Sot, një litër naftë kushton 232 lekë, pasi bordi qeveritar dhe i tregtarëve të karburanteve, bëri dy ulje nga 4 lekë pas afro një muaji me çmimin shqetësues 240 lekë për litër.

Sakaq benzina është shtrenjtuar. Ajo shitet sot me 212 lekë litri nga më pak se 200 lekë që ishte pak ditë më parë.

Gazi sot shitet me 74 lekë litri.

Në pikat e tregtimit, kompanitë që kanë shumë njësi, shesin me çmimin tavan më të lartë, kurse pikat më modeste, ndjeshëm më lirë. /noa.al

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd