Fredi Rrushi, i akuzuar për vrasjen dhe groposjen në Qafë-Mollë të biznesmenit, Ruzhdi Hoxha, shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës.
Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria Tiranë, e cila e ka akuzuar Rrushin për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve”, si dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”.
Sipas Prokurorisë, më datë 24.10.2021 në komisariatin e Policisë nr 5. Tiranë ka bërë kallëzim me shkrim shtetasi; S.H. për largimin nga banesa të babait të tij shtetasit R. H.
Ndërsa në dt.06.11.2021 në vazhdimin e kërkimeve është konstatuar kufoma e një shtetasi e cila dyshohet se është e R. H.
“Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”.
Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd