Transmetuar më 03-11-2022, 22:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sonte Edi Ramën se nëse gjykata bën lojën e tij duke dhënë ligjshmëri të PD tek grupi vasal i Lulzim Bashës, demokratët e udhëhequr prej tij, do të sulen me të gjitha mjetet ndaj qeverisë që e akuzon si të përfshirë direkte në kalvarin gjyqësor.

Duket se Berisha ka të dhëna pesimiste për vendimin e 10 dhjetorit të gjykatës. Një ditë më pas, më 11 dhjetor, Berisha ka thirrur protestë kombëtare.

Në intervistën tek Ora, z.Berisha tha se nuk do merret me gjykatat, por direkt me Ramën, duke theksuar se "punën e kemi vetëm me Edi Ramën".

"Nuk qëndrojmë dyerve të gjykatave, por do të qëndrojmë shumë shpejt dyerve të atij që kërkon të marrë flamurin e PD. Nuk merret flamuri i PD.

Ata që mendojnë se do të merret flamuri i saj do të përballen me pasoja. Ne kemi punë me Edi Ramën. Ndërhyrje në këtë drejtim ka bërë dhe zonja Yuri Kim në një akt antidemokratik, shkelje flagrante të Kushtetutës dhe sovranitetit të Shqipërisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd