Transmetuar më 03-11-2022, 19:33

DURRËS- Kontenieri në të cilin u zbuluan 31 kilogramë kokainë kishte tre ditë që qëndronte në Portin e Durrësit. Këtë mbrëmje, i është nënshtruar kontrollit pas dyshimeve se brenda tij mund të fshihej diçka e dyshimtë.
Operacioni është zhvilluar nga Task-Forca pas informacioneve të marra. Droga është zbuluar nga qëntë antidrogë që kanë nuhatur kontejnerin e mbushur me banane të ngarkuara në Ekuador. Bananet kishin ardhur në emër të kompanisë ‘BanaKing’, por nuk dihet nëse ka të arrestuar nga operacioni në fjalë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





