Transmetuar më 03-11-2022, 15:07
Pakistan- Atentat ndaj ish-Kryeministrit të Pakistanit Imran Khan. Khan i shpëtoi ekzekutimit në një atentat gjatë tubimit antiqeveritar të partisë së tij në Gujranwala mesditën e sotme.
Azhar Mashwani, një zyrtar i partisë Pakistani Tehreek-e-Insaf të Khanit, konfirmoi për Al Jazeera se politikani u qëllua në këmbë, por nuk ishte në rrezik për jetën.
Imran Khan u transferua nga vendngjarja me një makinë të blinduar.
Ai u dërgua në një spital në Lahore.
Mësohet se janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Khan po drejtonte një marshim proteste drejt kryeqytetit, Islamabad, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd