Transmetuar më 03-11-2022, 14:17

VLORË- Punonjësi i OSHEE plagos me thikë kolegun në Vlorë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka kryer veprimet proceduriale ndërsa policia ka arrestuar autorin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd