
Ndoshta, kush e di, do të ketë shkuar edhe José Mourinho për të kërkuar ndihmë hyjnore për ndeshjen e "Europa League" me Ludogorets apo derbin roman me bardhekaltrit.
Trajneri i Romës nuk është tipi që përzien të shenjtën dhe profanen, ndaj dhe vizita te "Friars Palatine", një grup Fretërish Minor në qendër të Romës, nuk është befasuese.
Vetë fretërit njoftuan takimin dhe falënderuan Mourinho përmes profilit të tyre social: "Çfarë surprize e mrekullueshme! Mbrëmë erdhi edhe trajneri i Romës për të marrë frymë vëllazërie".
Ky është mbishkrimi i zgjedhur nga Fretërit Palatinë, shoqëruar me disa shkrepje që dëshmojnë për mbrëmjen. Nuk është hera e parë që "Special One" bën kësi vizitash fetare.
Në fakt, sezonin e kaluar, së bashku me stafin e tij, ai kishte takuar kardinalin José Tolentino de Mendonça në San Pietro.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





