Transmetuar më 01-11-2022, 13:31

DURRËS- Plagoset një person në Durrës. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur mjete prerëse. Për pasojë, një prej tyre ka mbetur i lënduar. Ambulanca ka bërë të mundur transportimin e tij në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Konflikti ka ndodhur në sheshin ‘Pranvera’ në qytetin bregdetar, në momentin kur në rrugë kishte njerëz. Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes të rinjve mirëpo policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd