Transmetuar më 01-11-2022, 12:25

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e GJKKO ndaj Evi Kokalarit, për akuzat e fyerjes dhe shpifjes.
Më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte shpallur fajtor Salianjin, duke e dënuar me 50 mijë lekë gjobë, por sot Apeli i ka rrëzuar këto akuza.
Gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





