Transmetuar më 01-11-2022, 11:05

TIRANË- Në komisionin për Punën dhe Çështjet Sociale u zhvillua vijimi i shqyrtimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2023” me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqin. Gjatë diskutimit, kryetarja e komisionit, Grida Duma kërkoi nga ministrja që të ndalet tek buxheti i projektit dhe ta bëjë transparente. Më pas mes ministres dhe Dumës nisi debati për ligjin për vullnetarizimin e të rinjve.

DEBATI:

Bora Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë që nga mekanizmat për konsultimin e të rinjve. Ju kemi kërkuar konsultim me organizatat rinore për vullnetarizmit.

Grida Duma: Dhe një herë çfarë thatë?

Bora Muzhaqi: Thjesht për t’jua rikujtuar.

Grida Duma: Jua kemi rikutjuar ne disa herë

Muzhaqi: Ju kemi kthyer përgjigje

Duma: Jeni ministri pa portofol

Muzhaqi: E drejtë

Duma: E kemi kujtuar ne ministrinë 3 a 4 herë, se ne procesin e dëgjesës për vullnetarizmin e kemi bërë 2 herë, ka mbetur që ministria juaj të bëjë ndryshme në ligj. Ju thashë se keni punë të vështirë se nuk jeni ekzekutive, ktheheni vetë aty të gabimi juaj

Muzhaqi: Ky komision më la për detyrë, dhe pse thoni se e ka ministria e financave

Duma: E keni ju? E keni kalu dot me një vendimmarrrje të brendshme. E ndryshoni dot ju? Komentet kanë mbaruar, jeni vonë. Ju nuk prisni përgjigje nga ne por duhet që të ktheni përgjigje këtu. Ndoshta nuk e kuptoni rolin tuaj

Muzhaqi: Unë e kam të qartë rolin tim por faleminderit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd