Transmetuar më 31-10-2022, 22:47

VLORË- Aksion policor në Vlorë.
Shërbimet e policisë kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në një pallat në qytet pranë Shtëpisë së Oficerëve në qytetin bregdetar në ndjekje të një personi të shpallur në kërkim.
Mësohet se oficerët janë futur brenda një apartamenti në katin e pestë të këtij pallati, por ende nuk dihet se kush po kërkohet konkretisht. Dera e apartamentit është hapur me ndihmën e zjarrfikëses, pas mungesës së reagmit pas trokitjeve të njëpasnjëshme.
Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me aksionin.