Transmetuar më 31-10-2022, 18:10

Tiranë- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar sot në Zona Zero. I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu për shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit, Meta është shprehur se shpenzimet e tyrte i përballojnë nëpërmjet një pallati që kanë ndërtuar me firmën e Edi Ramës.

“Fëmijët e mi do të kthehen në Shqipëri dhe kjo është e padiskuteshme dhe kanë një lidhje shumë të fortë me vendin.

Unë jam i bindur që vendi do të ndryshojë tërësisht.

Mesazhi ynë, i PL është që Shqipëria iu përket të rinjëve. Kështu që kjo është histori e përfunduar dhe misioni im kryesor.

Vajza e madhe është kthyer dhe ka përfuanudar studimet e shkëlqyera për matematike dhe financë edhe dy fëmijët e tjerë vijojnë studimet.

Nëse qytetarët pyëesin se si ja bën Meta dhe Monika për shpenzimet, ata duhet ta dinë se ne kemi një pallat brenda rregullave dhe normave me firmën e Edi Ramës me të cilin përballojmë shpenzimet e fëmijëve. Jo se edukimi në Shqipëri është i keq por për t’ju dhënë një pavarësi më të madhe atyre.”- tha Meta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd